Sot, (12 Mars 2021) në hapsirat e Qendrës për menaxhim me kriza u mbajt takim pune me u.d.drejtorin e QMK Stojançe Angellov dhe përfaqësuesit e Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikjesve (SHVZ) nga Sveti Nikole

 Në takim, përfaqësuesit e SHVZ e informuan u.d. drejtorin Angellov për aktivitetet e realizuara në fushën e parandalimit dhe ballafaqimit me rreziqet e ndryshme (zjarre hapsira të hapura, zjarre urbane, përmbytje, aksidente të mëdha trafiku, tërmete, etj.).

Qendra për menaxhim me kriza intensifikon bashkëpunimin me organizatat joqeveritare (OJQ), shoqatat e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile, përfshirë Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikjesve nga Sveti Nikole dhe të gjitha iniciativat dhe propozimet do të jenë gjithmonë të mirëseardhura për të përmirësuar sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të krizave.

        Në bazë të planit për veprim për ballafaqim me krizën e migrantëve në rajonin e komunës së Gjevgjelisë, më 04.03.2021 gjatë vizitës në NJR QRMK Gjevgjeli dhe Qendra e Transitit të Pranimit "Vinojug" - Gjevgjeli (QTP Vinojug) ishte Zëvendës Drejtori i QMK z. Ekrem Zendeli. Gjatë vizitës në QTP Vinojug pati takim pune me disa përfaqësues të institucioneve shtetërore, kryesisht me Zëvendës Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale Z. Enver Hussein, Znj. Monika Sandri - Përfaqësuese e Lartë e UNHCR-së në vendin tonë, përfaqësues të Policës kufitare dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në QTP Vinojug.

        Qëllimi i vizitës ishte që nga afër të njihet me punën e organizatave shtetërore dhe të KB-ve që janë të pranishme në QTP Vinojug në Gjevgjeli. Gjithashtu, nga UNHCR u dorëzua një donacion në disa mjete materiale dhe teknike për nevojat e institucioneve në qendrën tranzit, kryesisht për nevojat e të punësuarve në MTPPS.

         Nga përfaqësuesit e QMK-së të ftuarit ishin të njoftuar në detaje me rrjedhën dhe mënyrën e balafaqimit me krizën e migrantëve në komunën e Gjevgjelisë që nga fillimet e saj deri më sot.

          U shkëmbyen të gjitha përvojat dhe problemet e deritanishme me të cilat përballen institucionet në qendrën tranzite, si dhe gjithçka që është realizuar deri më tani dhe po realizohet për nevojat për trajtimin e mëtejshëm të krizës së migrantëve. Të ftuarit gjithashtu u njohën me mënyrën e regjistrimit të migrantëve si dhe veprimet e Ministrisë së punëve të brendshme në lidhje me migrimin ilegal në këtë zonë.

Sot (10.02.2021) u.d. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, realizoi takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

 

 

Sot (27.01.2021) u.d. Drejtori i QMK, Stojançe Angellov, mori pjesë në promovim të ekspozitës në Ohër për donacion të pajisjeve dhe automjeteve të specializuara të Bashkimit Evropian për kërkim dhe shpëtim të viktimave në terrene të vështira në kushte dimrore. Ai në mënyrë të drejtpërdrejt u njoftua me mundësitë teknike të pajisjeve dhe automjeteve, së bashku me të gjithë të pranishmit në ngjarje, ku ata shkëmbyen mundësi dhe përvoja që janë pjesë e menaxhimit modern, si dhe ballafaqim me situatat e rrezikshme të shpëtimit të jetës.

Donacioni është realizim i projektit "Mundësi të reja për turizëm të sigurt aventuresk dimëror" i financuar nga Bashkimi Evropian, përmes IPA2 Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e zbatuar nga Kryqi i Kuq Ohër, komuna e Ohrit dhe Debërcës nga Maqedonia e Veriut dhe komuna e Gramshit nga Shqipëria dhe Klubi i Alpinizmit "PATAGONIJA - Ohër".

Me projekte të tilla bashkëpunimi, përveç rritjes së ndërgjegjësimit dhe trajnimit për ndërhyrje, gatishmëria teknike për veprim më efektiv në situata kur jeta e njerëzve duhet të shpëtohet ngrihet në një nivel më të lartë dhe më modern.

Në ngjarje morën pjesë Z. Sasho Toçkov, Kryetar i Kryqit të Kuq Ohër, Z. Goran Milevski, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, NE Dejvid Gir, Ambasadori i BE-së në R.Maqedonisë së Veriut, Z. Zoran Nogaçeski - Kryetar i Komunës së Debërcës, Z. Konstantin Georgjievski, Kryetar i Komunës së Ohrit dhe Z. Klodijan Taçe, Kryetar i Komunës së Gramshit, Shqipëri.

Sot në botën moderne është pranuar realiteti se të gjitha aktivitetet në turizmin alternativ dhe aventuresk dhe qëndrim në natyrë përfshijnë një shkallë të caktuar të rrezikut. Turistët, si dhe të gjithë adhuruesit e qëndrimit aktiv dhe pushimeve në natyrë i pranojnë këto rreziqe në mënyrë që të shfrytëzojnë përfitimet e një aktiviteti të veçantë. Një botë pa rreziqe nuk ekziston dhe ndoshta nuk do të ekzistojë kurrë, por kjo nuk do të thotë që në turizëm dhe në natyrë rreziqet mund të injorohen ose neglizhohen. Turistët dhe adhuruesit e qëndrimit aktiv dhe të pushimit në natyrë vendosin për situata të rrezikshme, por duan të kalojnë në përvojën e re pa pasoja për sigurinë e tyre ose shëndetin fizik dhe mendor. Pranimi i ekzistimit të rreziqeve nuk do të thotë të injorosh rrezikun ose të mos marrësh masat e duhura për të zgjidhur situatat e rrezikshme dhe për të eleminuar pasojat. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë procedura standarde operative për menaxhimin e rrezikut në turizmin aventuresk, që është pjesë e krijimit të një algoritmi të përshtatshëm të procedurave ose procedurave të punës, të cilat zakonisht janë pjesë e planit të situatave urgjente. Në mënyrë që e gjithë kjo të përfundojë në mënyrë parandaluese dhe realiste në terren në rast të situatave të padëshiruara, nevojiten pajisje dhe automjete të përshtatshme, me të cilat në mënyrë më efikase do të ballafaqohen subjektet të sistemit për menaxhim me kriza në situata të tilla.