Përmes videokonferencës (më 28.12.2008), u mbajt takimi i Shtatëmbëdhjetë i Shtabit kryesor koordinues të krizave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit "SARS-CoV-2", në të cilën takim marrin pjesë rregullisht Stojançe Angellov, u.d. Drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza

Me takimin kryesoi Zoran Zaev, Kryetari i Qeverisë së RMV, dhe marrin pjesë shumë ministra, zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe të Shtetit, sipas temave dhe pikave të punës së takimeve, si dhe drejtorë të drejtorive qeveritare, si dhe përfaqësues të lartë të Qytetit të Shkupit (Kryetari i Qytetit të Shkupit) dhe të Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (Presidenti). U informua dhe u shpreh kënaqësia për angazhimin e përgjithshëm në terren të të gjithë pjesëmarrësve në luftën kundër pandemisë në vend, praktikisht për aktorët e përfshirë me të cilët Kryeministri kishte takime të drejtpërdrejta, si p.sh. përfaqësues të punëtorëve shëndetësorë, Kryqi i Kuq i R. Maqedonisë së Veriut, Armata, zjarrfikësit dhe partnerë të tjerë të përfshirë në terren në Sistemin e Menaxhimit të Krizave. Njëkohësisht, u theksuan, së pari, thirrja që Viti i Ri i ardhshëm dhe festat fetare të festohen me përgjegjësi, me respektimin e vazhdueshëm të rekomandimeve dhe masave parandaluese shëndetësore, dhe pastaj intensifikimin e masave dhe mbikëqyrja inspektuese nga policia dhe inspektorët kompetentë për të respektuar dhe zbatuar masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në Vitin e Ri dhe festimet fetare.

Stojançe Angellov, U.D. Drejtori i qendrës për menaxhim me kriza ndau informacionin mbi aktivitetet e ndërmarra nga Shtabi Kryesor për menaxhim me kriza, duke informuar se edhe shtabet speciale operative në Ministrinë e punëve të brendshme dhe Armatës janë në komunikim dhe koordinim intensiv të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që lidhen me situata e krizës në territorin e shtetit.

Koordinimi i të gjithë pjesëmarrësve në takim, në pajtim me punën e Shtabit Kryesorë për menaxhim me kriza në QMK, synon një veprim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës për të parandaluar dhe trajtuar përhapjen e sëmundjes infektive "COVID-19" të shkaktuar nga virusi "SARS-CoV -2 ”, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës në vend. Praktikisht, ajo kryhet përmes masave dhe aktiviteteve gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara plotësisht të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimit racional dhe efikas të resurseve të disponueshme kombëtare, aktualisht dhe për periudhën e ardhshme të mundshme për aktivitetet në lidhje me vaksinimin e ardhshëm.

Përndryshe, Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme, dhe në atë punë dhe koordinim të vazhdueshëm përmes Shtabit Kryesorë për menaxhim me kriza në QMK, përveç Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të kyqur përfaqësues të tjerë të organizatave të shoqërisë civile si bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori jo-qeveritar. Praktikisht një pjesë e madhe nga ai sektor joqeveritar - organizata joqeveritare dhe mobilizohet në mënyrë të pavarur për të ndihmuar brenda mundësive në luftimin e pandemisë në vendin tonë. Duhet të theksohet se sektori joqeveritar në mënyrë strategjike ka treguar një vetëdije të madhe shoqërore dhe po koordinohet me Qendrën për menaxhim me kriza. Kohët e fundit, pikërisht për drejtimin progresiv të përbashkët siç është i njoftuar publiku, Stojançe Angellov informoi, për përccaktimet e forcimit të kapaciteteve të Shtabit Kryesorë për menaxhim me kriza me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nga sektori joqeveritar, që është zgjerim për frontin për luftën kundër pandemisë në një linje të organizuar optimale dhe me OJQ-të që janë një burim i rëndësishëm i shoqërisë.

Qendra për menaxhim me kriza, QMK, brenda punës së saj, gjithashtu ofron informacion dhe koordinim me sektorin joqeveritar për të forcuar kapacitetet kombëtare dhe lokale për menaxhimin e krizave dhe aktorët në Sistemin për menaxhim me kriza. Në kuadër të aktiviteteve të tilla, u.d. Drejtori i QMK, Stojançe Angellov, sot (23.12.2020), realizoi takim përmes video konferencës lidhjes së internetit me organizatën joqeveritare qytetare Instituti për demokraci "Societas Civilis", IDSCS, nga Shkupi.

Gjatë takimit, një nga temat kryesore të bisedës në lidhje me menaxhimin bashkëkohor të krizave ishte projekti "Kapaciteti i përmirësuar i menaxhimit të krizave të komunave të R.Maqedonisë së Veriut ”i cili zbatohet në periudhën tetor 2020 - mars 2022 nga organizata joqeveritare me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, përmes Ambasadës Britanike në Shkup.

 

 

 

 

Në Qendrën për menaxhim me kriza, QMK, u mbajt një përgaditje në kuadër të trajnimit për anëtarët e ''Task forcës mjekësore të ballkanit '' për menaxhimin e krizave në pajtim me modernizimin përmes platformës së web-bazuar për komunikim të NATO-s për menaxhimin e krizës "Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente – NICS", që është pjesë e projektit "Koordinimi i avancuar rajonal në emergjenca civile" në Ballkanin Perëndimor (ARCECP). Kjo është në kontekst që të mundësohet përmirësimi dhe trajnimi i kapaciteteve mjekësore ushtarake kombëtare, forcimi i kapaciteteve mjekësore ushtarake rajonale për të mbështetur komunitetin civil dhe mundësim e shërbimeve mjekësore ushtarake kombëtare për të ndërtuar pajisje të standardizuara me një nivel të lartë të ndërveprimit në Rajon. . Trajnimi u drejtua nga Dr. Urim Vejseli nga QMK.

Ndryshe iniciativa "Task forca mjekësore e ballkanit"(Balkan Medical Task Force - BMTF) është një projekt në fushën moderne "mbrojtjes së zgjuar" ("Smart Defence" - një projekt i prezantuar në Samitin e NATO-s në Çikago 2012) dhe buron nga ideja e Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u iniciua së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Anëtarët e Rajonit, përveç vendit tonë, janë: Shqipëria, BiH, Sllovenia, Sërbia dhe Mali i Zi. Përndryshe, me ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare nga të gjitha vendet anëtare, BMTF u krijua zyrtarisht në 5 Mars 2018. Qëllimi i këtij projekti është të ndërtojë pajisje mjekësore rajonale të afta për reagim të shpejt në një gamë të gjerë situatash (katastrofa natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe operacione ndërkombëtare) dhe të trajnojë vendet për të siguruar lehtësira jetësore për nevojat e operacioneve ndërkombëtare, të cilat mund të përdoret si pjesë e shërbimit mjekësor kombëtar.

Qendra për menaxhim me kriza, QMK, si koordinator i aktiviteteve të projekteve në vend të një pjesë të projekteve të NATO-s në fushën e menaxhimit të krizave, ka një bashkëpunim të suksesshëm me institucionet e Sistemit për menaxhim me kriza, SMK, përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore.

Më 22 Dhjetor 2020 (e martë), QMK së bashku me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, me promovimin e NICS Laboratorit për menaxhimin e krizave në hapsirat e Universitetit, realizuan edhe një fazë tjetër të suksesshme të finalizuar të platformës të web-bazuar të komunikimit për menaxhim me kriza "Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente - NICS". Është pjesë e projektit "Koordinimi i avancuar rajonal në emergjenca civile" në Ballkanin Perëndimor (ARCECP), i cili është zbatuar në vend dhe në Rajon që nga 1 Dhjetori 2016 nën Programin NATO - Shkenca për Paqen dhe Sigurinë (SPS). Konkretisht, në hapsirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, u mbajt një ngjarje e veçantë promovuese, në përputhje me protokollin shëndetësor, me rastin e hapjes dhe lëshimit të laboratorit NICS për menaxhimin e krizave. Përveç kësaj, përfaqësues i nikoqirit - rektori, akademiku prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti, u.d. Drejtori i QMK, Stojançe Angellov, duke u drejtuar personalisht, ndër të tjera, bashkë-drejtori i projektit, Dr. Urim Vejseli nga QMK morën pjesë dhe përmes një video konference dhe përfaqësues të lartë të Ambasadës së SH.B.A.-së në R.Maqedonisë së Veriut dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet rreth botës dhe vendet që janë të lidhur me projekte për menaxhim me kriza.

Në fjalimin e tij, u.d. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, dhe më pas në konferencën e vogël për shtyp për mediat e pranishme, së bashku me Zëvendës Drejtorin e QMK , Ekrem Zendeli, vunë në dukje se "Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente - NICS") është një nga arritjet më moderne teknologjike në fushën e menaxhimit të krizave, dhe R. e Maqedonisë së Veriut ka mundësinë dhe privilegjin si një anëtare e re e NATO-s të implementojë këtë sistem deri në fund të vitit 2021, me të cilën gjithashtu do të mundësohet dixhitalizimi i plotë i Sistemit të Menaxhimit të Krizave në vend.

Si mjet për shfaqjen hapësinore të të dhënave në mënyrë që të merren me ngjarjet dhe fenomenet në kohë reale, NICS siguron komunikim dhe koordinim të shpejtë dhe efikas midis subjekteve të Sistemit për menaxhim me kriza, si dhe vendimmarrje më të shpejtë për menaxhim efikas. Mjeti në të njëjtën kohë siguron informacion të plotë dhe të vërtetë për mediat dhe qytetarët në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi dhe kuptimi i rreziqeve.

Ky laborator NICS Universiteti i Evropës Juglindore, si një mjet modern mësimor, do të kontribuojë në arsimimin më të mirë të studentëve dhe do t'u shërbejë shumë profesorëve. Laboratori ka mundësinë të kontribuojë në trajtimin e pandemisë aktuale globale që ka prekur vendin tonë.

Realizimi i laboratorit është pjesë e bashkëpunimit të frytshëm të Qendrës për menaxhim me kriza dhe institucioneve të tjera që janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza, SMK. Praktikisht, QMK, si koordinator i aktiviteteve të projekteve në vend në pjesë të projekteve të NATO-s në fushën e menaxhimit të krizave, ka një bashkëpunim të suksesshëm me institucionet e Sistemit për menaxhim me kriza, si dhe me institucionet e arsimit të lartë në vend, në këtë rast duke përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore