Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza (e hënë, 30 nëntor 2020), u mbajt seanca e pestë e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza në QMK përmes video konferencës . Shtabi është një organ ekspert operativ që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës.

Me seancën e Shtabit kryesor udhëhoqi, u.d. drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov, nga zyra e tij, kurse në video konferencë morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza të emëruar në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza. Në seancë, përveç situatës në vend në departamente të ndryshme, u rishikuan aktivitete të caktuara të institucioneve, si dhe udhëzime për sigurimin e informacionit të vlefshëm për qytetarët dhe parandalimin e përhapjes së dezinformatave. Ajo ka për qëllim një veprim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës drejt parandalimit dhe trajtimit të përhapjes së sëmundjes infektive "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2", mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së popullatës përmes masave të koordinimit gjithëpërfshirës dhe aktiviteteve të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimin racional dhe efikas të burimeve kombëtare në dispozicion. Në të njëjtën kohë, u vendos që të krijohet një Qendër e përbashkët Mediash në Shtabin kryesorë për menaxhim me kriza, me qëllim të informimit të koordinuar të vazhdueshëm për publikun për aktivitetet që dalin nga Plan veprimi i përgatitur nga Qendra për menaxhim me kriza, që është drejtpërdrejt në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2" që rrezikon sigurinë dhe shëndetin e popullatës.Qendra e Menaxhimit të Krizave është në seancë të vazhdueshme dhe po punon për të forcuar kapacitetin e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza në QMK dhe me bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori jo-qeveritar.

 

 Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza (e hënë, 30 nëntor 2020), u mbajt seanca e dytë e Grupit për Vlerësim në QMK.

Seanca u udhëhoq nga u.d. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov, kurse morën pjesë edhe përfaqësuesit e subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza të emëruar në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza.

Sipas agjendës, u bë një propozim për Komitetin Drejtues për koordinim në Sistemin për menaxhim me kriza, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të paraqesë një propozim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të vazhduar shpalljen e gjendjes krizë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mbrojtur shëndetin publik. në rast pandemie e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga sëmundja ngjitëse "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2" dhe për të parandaluar përhapjen e saj në një masë në rritje që rrezikon sigurinë e shëndetit publik, dhe data e mundëshme duhet këto ditë të jetë e konfirmuar.

Në të njëjtën kohë, institucionet në Sistemin për menaxhim me kriza të vazhdojnë me aktivitetet në përputhje me Plan veprimin për parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së sëmundjes infektuese, dhe në përputhje me planin e koordinuar për veprim, të miratuar në Seancën e dytë të shtabit kryesorë për menaxhim me kriza.

Qendra për menaxhim me kriza, QMK, I konkretizon dhe realizon një nga masat më moderne që po zhvillohen në fushën e menaxhimit të krizave në vend për implementimin dhe zbatimin e një platforme për menaxhim të krizës të web-bazuar.
Sot, Stojançe Angellov, u.d. Drejtori i QMK, mori pjesë dhe foli, dhe pastaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në hapjen e Laboratorit të Menaxhimit të Krizave të vendosur në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihaillo Apostolski" në Shkup, dhe i zbatuar plotësisht nga projekti nga QMK
Konkretisht, ky Laborator është pjesë e projektit të NATO-s që zbatohet dhe realizohet përmes QMK në vend: "Gjenerata e ardhshme e Sistemit për komandim dhe menaxhim me incidentet” (Next-Generation Incident Command System – NICS). për dixhitalizimin e sistemit të menaxhimit të krizave. Bashkë-drejtori i projektit është Dr. Urim Vejseli, udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në QMK.
Vitin tjetër në shtator, një stërvitje e madhe e NATO-s (EADRCC) për menaxhimin e krizave do të mbahet në Maqedoninë e Veriut me pjesëmarrjen e rreth 2,000 pjesëmarrësve në pika të ndryshme trajnimi. QMK është bartësi kryesor i të gjitha aktiviteteve në Maqedoninë e Veriut.

 

Sot, në Qendrën për menaxhimit të kriza (e hënë, 23.11.2020), u mbajt një seancë e Shtabit kryesorë për menaxhim me Kriza në QMK, tani në një përbërje të reduktuar, e cila është një organ operativ i ekspertëve që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizë.

Seanca e Shtabit kryesorë u udhëhoq nga U.D. Drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov, dhe morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza. Janë përcaktuar forcat dhe mjetet me të cilat Armata do të ofrojë mbështetje për Ministrinë për punë të  brendshme dhe Ministrinë e shëndetësisë , në pajtim me Plan veprimin dhe Ligjin për Menaxhim me kriza. Kjo është në kontekstin e nevojës për pjesëmarrje të një pjese të Armatës, në pajtim me rishikimin strategjik mbrojtjës, i cili është realizuar me propozim të Komitetit Drejtues pas punës së Shtabit të përgjithshëm për menaxhim me kriza në QMK, i cili është një vazhdim i vlerësimit të Grupit për vlerësim. Në seancën në QMK, konkretisht u përcaktua lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësive të Armatës, qëllimi dhe detyrat për të cilat  kërkohet, si dhe kohëzgjatja e aktiviteteve konkrete dhe angazhimet e njësisë së armatës.

Mirëpo, Plan veprimi gjithëpërfshirës  i përgatitur nga Qendra për menaxhim me kriza është në drejtim të drejtpërdrejt në parandalimin dhe menaxhimi me përhapjen e sëmundjes ngjitëse "COVID-19" të shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2" dhe ka pasqyrë për burimet teknike njerëzore dhe materiale të disponueshme dhe plan veprim të koordinuar.

Qëllimi është parandalimi dhe menaxhimi i përhapjes së sëmundjes infektive "COVID-19" të shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2", mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës përmes masave dhe aktiviteteve të koordinuara në mënyrë gjithëpërfshirëse të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimi racional dhe efikas i burimeve kombëtare që janë në dispozicion. Sigurisht, me Plan veprimin, u përcaktuan edhe aktivitetet e institucioneve për periudhën e ardhshme.

 

Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe po punon për të forcuar kapacitetin e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza në QMK dhe me bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori jo-qeveritar.