Në pajtim me vendimin për gjendje krizë, sot në Qendrën për menaxhim me kriza (21.11.2020), u mbajt  seanca e Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në QMK, i cili është një organ operativ që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës .


Me Shtabin e Përgjithshëm udhëhoqi Drejtori i Qendrës, Ushtrues i Detyrës, Stojançe Angellov, dhe morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin e menaxhimit të krizave të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza.

Së pari, u rishikua dhe u miratua Draft Plani i Veprimit gjithëpërfshirës  i përgatitur nga Qendra për menaxhim me kriza, që është drejtpërdrejt në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2"  dhe rishikimi për burime e disponueshme njerëzore dhe materiale - teknike dhe një plan për veprim të koordinuar.
 

Qëllimi është parandalimi dhe menaxhimi i përhapjes së sëmundjes infektive "COVID-19" i shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2", mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës përmes masave dhe veprimtarive të koordinuara në mënyrë gjithëpërfshirëse të subjekteve në Sistemin e menaxhimit të krizave, si dhe përdorimi racional dhe efikas i burimeve kombëtare që janë në dispozicion. Ky Plan i Veprimit është miratuar për shkak të zbatimit të koordinuar të masave për menaxhimin e situatës së krizës.

Njëkohësisht, u përcaktuan edhe aktivitetet e institucioneve për periudhën e ardhshme.
Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe po punon për të forcuar kapacitetin e Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhim me kriza në QMK dhe me bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori joqeveritar, përmes Këshillit për zhvillimin civil në relacion nga fusha e të drejtave të njeriut.

Për t’iu përgjigjur interesimit të madh mediatik që u shpreh për shkak të vendimit për gjendje të krizës, sot në Qendrën për menaxhim me kriza, dhe në interes të dinamikës së punës së përbashkët, aktiviteteve dhe përgjegjësive, u mbajt një brifing për detyrat e QMK me shumicën e përfaqësuesve të mediave që mund të merrnin pjesë në atë interval kohor.

Vendimi për ekzistencën e një gjendje krize në territorin e të gjithë vendit për të mbrojtur shëndetin publik në kushte të ekzistencës së një pandemie dhe për të parandaluar sëmundjen "COVID-19" dhe virusin "SARS-CoV-2" dhe për të parandaluar përhapjen e një rreziku për sigurinë e popullatës, shkaktoi interes të madh në media dhe animacionin e Qendrës për menaxhim me kriza, QMK, veçanërisht tani kur në krye të kësaj drejtorie jetike për shtetin është drejtori i sapo emëruar, Stojançe Angellov.

Ne shprehim mirënjohje dhe respekt të madh për mediat për ndërgjegjësimin dhe veprimtarinë e tyre për të kontribuar në luftën kundër kësaj pandemie dhe në të njëjtën kohë, natyrisht, ne shprehim mirënjohjen e tyre për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre për kufirin kohor e vendosur nga dinamika e punës së përbashkët të ditës.

 

 

 Në Qendrën për menaxhim me kriza me temë - projekti "Implementimi dhe lëshimi në përdorim të numrit evropian për thirje urgjente në Republikën e Maqedonisë së Veriut".
Takimi i punës iu kushtua tematikisht strukturës, organizimit, mënyrës së funksionimit të ardhshëm të E-112, si dhe fazave dhe detyrave që janë realizuar dhe që mbeten për tu realizuar deri në përfundimin e projektit.

Ky është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Qendrën për menaxhim me kriza por edhe për të gjithë vendin tonë, duke marë parasysh se ky është një projekt evropian, të cilin Qendra po e implementon në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Shkup.

Përveç ushtruesit të detyrës së drejtorit të QMK, Stojançe Angellov dhe z. Freik Janmat – përgjegjësi i njësisë për Operacione1 (Operations1) në takimin e punës në mënyrë aktive morën pjesë edhe përfaqësuesit e kompanisë "Bonumstrat Consulting", udhëheqësi i ekipit z. Gabor Frishman, Ekspert për 112, Z. Gregor Janin, zëvendës drejtori i Projektit Z. Kristijan Gjorgjievski, Znj. Ivana Spirovska, Ndihmës i Projektit, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Shkup dhe Znj. Danica Stoshevska - Menaxhere e Projektit për implementimin e E-112 në Zyrën e BE-së. Në Qendrën për menaxhim me kriza morën pjesë Dushko Petrovski, Udhëheqësi i Sektorit për operacione dhe koordinim dhe Gordana Naumovska, Ndihmës udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar.
 

Në takimin e punës u elaborua edhe roli më konkret dhe puna më specifike në të gjitha fazat e projektit të ekipit këshillues, si dhe për përmbajtjen dhe zbatimin e të gjithë projektit me të njëjtin emër.

 

 

Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza, u mbajt kolegjium në të cilin drejtori i sapo emëruar, u.d., Stojançe Angellov u njoftua, me sektoret, me shumicën e aktiviteteve aktuale,  dhe të ardhshme të QMK. Ai vuri në dukje nevojën për t'u njohur më në detaje me punë të caktuara në sektorë të caktuar, në përputhje me përparësitë, në interes të zgjidhjes së çështjeve jetike të rëndësishme për vendin, dhe natyrisht për të punësuarit e QMK në kontekstin për të ruajtur dimensionin njerëzor në funksionimin e QMK në Sistemin e menaxhimit të krizave. Njëkohësisht, Angellov theksoi se kapaciteti profesional do të vlerësohet dhe respektohet, natyrisht me bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë.