Sot, nga mr. Agron Buxhaku mora detyrën e Drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza

Unë e falënderoj atë dhe të gjithë drejtorët e mëparshëm, si dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar ose  punojnë këtu për pesëmbëdhjetë vitet e fundit dhe me punën e tyre kanë ndërtuar një institucion serioz e gatshme për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave.

Shpresoj që edhe unë me angazhimin tim si personi i parë i QMK, me mbështetjen e shumë profesionistëve që padyshim janë këtu, do të vazhdoj traditën e menaxhimit dhe funksionimit të suksesshëm të kësaj Qendre, veçanërisht duke pasur parasysh që në këtë periudhë vendi ynë është në një krizë serioze shëndetësore e shkaktuar nga Pandemia Covid 19.

Me respekt,
Gjeneral Stojançe Angellov

 

 

Më 02.11.20120 në hapsirat e Qendrës për menaxhim me kriza (Qendra), u mbajt takim pune në lidhje me nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Qendrën për menaxhim me kriza dhe nevojën për krijimin e një sektori të ri për 112, në pajtim me nenin 40 të Ligjit për Menaxhimin e Krizave ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 29/05, 36/11, 41/14, 104/15, 39/16 dhe 83/18).

Takimi u hap nga udhëheqësi i Sektorit për Mbështetje Administrative të Drejtorit, Zëvendës Drejtorit dhe Organeve Qeveritare në Sistemin për Menaxhimm me Kriza, Z. Ferik Beluli. Në mënyrë që të merren udhëzime më të qarta për përgatitjen dhe redaktimin e dokumentit-rregullore, si dhe rregullimin e statusit të punonjësve në këtë sektor, takimi u kryesua nga Dushko Petrovski, Udhëheqës i Sektorit për operacione dhe koordinim dhe Këshilltar Shtetëror me autorizim nga Drejtori i Qendrës,  të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Znj. Emilija Çupiq, Laura Idrizi dhe Z. Saso Mitrev,

Përveç tyre, në takim morën pjesë përfaqësues të Bonumstrat Consulting, z. Kristijan Gjorgjievski dhe znj. Ivana Spirovska, konsulentja e angazhuar Branka Minçeva, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Z. Agron Buxhaku, si dhe disa punonjës të përgjegjshëm nga Sektoret dhe njësitë e pavarura që kanë kompetenca në këtë fushë.

Qëllimi i këtij dokumenti është të ofrojë një propozim për strukturën organizative të Qendrës për thirrje Emergjente E-122, i cili duhet të themelohet brenda Qendrës për menaxhim me kriza dhe një propozim për sistematizimin e vendeve të punës në Qendër (në përputhje me dispozitat e Ligjit për Punonjësit Publikë dhe rregulloret e tjera që rregullojnë punën e institucioneve), përfshirë kompetencat e nevojshme të punës që duhet të merren parasysh gjatë procesit të selektimit dhe punësimit të personave në njësinë e përmendur organizative.

Në takim në Qendrën për menaxhim me kriza, që është organi kompetent për zbatimin dhe prezantimin e numrit Evropian për thirje emergjente E-112, u theksua nevoja për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Menaxhimin e Krizave, nevoja reale për aktivitet paralel urgjent të Qendrës në përgatitjen dhe miratimin e një Marrëveshje Kolektive për nevojat e Qendrës në nivelin e punëdhënësit, e cila do të përshkruhet në detaje të gjitha nevojat reale për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve si për punonjësit e E-112 ashtu edhe për punonjësit e Qendrës.

Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi i mëtejshëm me MSHIA me qëllim përgatitjen dhe gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme për statusin e të punësuarve në sektorin E-112.

Qendra është organi kompetent për implementimin dhe prezantimin e numrit evropian për thirje emergjente E-112. Kjo do të thotë, Qendra e Thirrjeve Emergjente E-122 do të formohet brenda QMK si një njësi e veçantë organizative në formën e një sektori. Sektori - Qendra e Thirrjeve Emergjente E-112 do të përbëhet nga 2 departamente, përkatësisht Njësia e Menaxhimit të Thirrjeve të E-112 dhe Njësia e Sigurimit të kualitetit të E-112.

 


Sot, në hapësirat e Komunës së Strugës shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi priti në takim shefin e kabintetit të drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza  z. Ferik Beluli dhe pranoi mirënjohje në emër të Kryetarit Merko.


Beluli tha se Qendra për menaxhim me kriza falënderon Komunën e Strugës, e në veçanti Kryetarin Ramis Merko për bashkëpunimin dhe punën e palodhshme deri më tani si dhe për kontributin e dhënë si Kryetar i shtabit komunal për parandalim dhe menaxhim të përhapjes së virusit KOVID 19 në territorin e Komunës së Strugës.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Strugës z.Nasufi, poashtu shprehu faleminderim për bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos në menaxhimin e kësaj situate kaq të vështire dhe potencoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me tutje sepse lufta me KOVID 19 nuk ka përfunduar ende.

Më 5 tetor 2005, Qendra për menaxhim me kriza filloi të funksionojë si një organ i pavarur i administratës shtetërore. Nga ajo datë e deri më sot, kanë kaluar 15 vjet, të mbushura me aktivitete të shumta dhe rezultate të arritura.

Në pesëmbëdhjetë vitet e kaluara kemi shembuj të shumtë ku Qendra për menaxhim me kriza ka arsyetuar ekzistencën e saj duke menaxhuar me sukses një seri situatash krizash dhe kushtesh në të cilat rrezikohej jeta njerëzore dhe të mirat materiale. Qendra kishte një rol veçanërisht të rëndësishëm gjatë disa situatave të shpallura të krizës.

Gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur disa situata krize, dhe situata e fundit e krizës u shpall në komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupës në Mars të vitit 2020 për nevojën e marrjes së masave shtesë nga përhapja e Koronavirusit Kovid 19.

QMK shënon jubileun e saj në një kohë kur Maqedonia dhe bota po përballen me pandeminë Covid 19 dhe për shkak të situatës së Koronavirusit, Qendra për Menaxhim me Kriza ka vendosur që  festimin tradicional të 15 viteve të ekzistencës të ndajë mirënjohje për individë të profesionit, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza dhe janë kredituar në proceset për avansimin e Sistemit si dhe në parandalimin, paralajmërimin e hershëm, ballafaqimin dhe tejkalimin e pasojave gjatë aksidenteve dhe katastrofave.