Sipas informacioneve të marra nga Qendrat rajonale për menaxhim me kriza, dhe subjektet tjera në nivelin lokal, situata me rrjedhat ujore deri tani është stbile. Sipas informacioneve nga stacionet hidrologjike në të gjithë vendin, vërehet ulja e nivelit të ujit në të gjithë lumenjtë, dhe në ditët në vijim pritet gradualisht të stabilizohet niveli i ujit.

Rajoni i Shkupit

Uji nga lumi Vardar që buronte në zonën e fshatrave Zelenikovë, Oreshan dhe Taor është tërhequr dhe situata është normalizuar.

Rajoni i Manastirit

Në komunën e Manastirit gjatë ditës së sotme ka një rënie shtesë të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin mund të konsiderohet se është një nivel normal i lumit për këtë periudhë të vitit dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku u rregullua argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir.

Në zonën e komunës së Demir Hisarit, gjithandej ka mbulesë të vogël bore e cila nuk është e madhe. Trafiku zhvillohet në kushte të vështira drejt vendeve malore.

Rajoni i Ohrit

Nivelet e lumenjëve dhe rrjedhave të ujit në këtë rajon janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Në komunën e Dibrës dhe një pjesë e Qendër Zhupës, uji i pijshëm është akoma i turbuluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit.

Rajoni i Tetovës

Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, gjendja me zonat e përmbytura është normalizuar. Nuk ka shi të ri kështu që uji tërhiqet nga vendet e përmbytura dhe niveli i ujit të lumenjve ulet.

Rajoni i Velesit

Në komunën e Velesit, niveli i lumit Vardar në Veles është zvogëluar dhe nuk ekziston rreziku i derdhjes. Është marur informacioni se në shtyllat e urave në lumin Vardar afër fshatrave Pepelishte, Vojshanci dhe Koreshnicë ka mbeturina të degëve të drunjëve. Për këtë situatë janë informuar Ekonomia e ujrave Tikvesh dhe komuna e Negotinës dhe Demir Kapisë për të marrë masa për të rregulluar situatën.

Rajoni i Shtipit

Trafiku rajonal dhe lokal i udhëtarëve zhvillohet në mënyrë të rregullt, përveç në rrugën regjionale Koçani - Makedonska Kamenicë, ku për shkak të një rrëshqitje të madhe të gurëve në rrugë në vendin e quajtur Draka maalo afër fshatit Kalimanci, rruga u mbulua dhe trafiku u ndërpre plotësisht për 2 ditë . Sot, nga ora 13:00, trafiku është normalizuar. U ndërtua një korsi e tretë në gjatësi prej 100 m. në rrugën A3 Koçani - M. Kamenicë, në seksionin nga Istibanja deri në digën Kalimanci, në v.q. Ajduçki Kamen.

Rajoni i Kumanovës

Në orët e kaluara gjatë ditës dhe natës në territorin e komunave të Kumanovës, Staro Nagoriçane dhe Likovës situata hidrometeorologjike ishte stabile.

Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, zvogëlohet në mënyrë drastike dhe gjithnjë e më shumë kthehet në gjendjen e mëparshme normale, ndërsa prurja e masës së ujit në rrjedhën Koinski dhe Dragoman nuk është më. Për momentin në teren me mekanizëm janë ekipet e NPK Kozjak, Staro Nagoriçane dhe po ndërmarrin veprime në fshatrat Pelince, Koince, Dragomance dhe Makreshna.

Në Kriva Rekë afër fshatrave Dovezence, Jaçince dhe Kleçovce, SHA Ekonomia e ujërave Kumanovë po punon në heqjen e pengesave nga bimësia dhe bërjen e argjinaturave, për rrjedhje normale dhe në këtë mënyrë bën heqjen e mundësisë së derdhjes shtesë së të njëjtës.

 

Rajoni i Manastirit

Në komunën e Manastirit ka rënie të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin nuk ka rrezik që të derdhet lumi në vendin ku është rregulluar argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir. Nga NPK Ujësjellësi raportojnë se punonjësit e kujdestarisë në stacionin e pompimit rregullisht kontrollojnë situatën.

Gjatë ditës së djeshme, NP Bitollsko Pole dërgoi një makinë ndërtimi (ekskavator) për të pastruar shtratin e lumit Velushka e cila u derdh dhe përmbyti fermën e pulave në fshatin Porodin. Puna e kullimit të ujit nga sallat e fermës ka përfunduar dhe uji është shteruar plotësisht.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë është normal dhe pa probleme.

Rajoni i Strumicës

Në komunën e Radovishit, pas të reshurave të shiut, në lumin Sirava në grykëderdhjen e lumit Plavaja, ku është dëmtuar kalimi i rrugës me fshatin Podaresh dhe fshatin Smilanci është e kalueshme vetëm për automjete të terenit. Në këtë drejtim rrugor janl të mundshme rrëshqitje dhe rrëshqitjet e tokës si rezultat i lagështisë së lartë të vendit. Kalimi i rrugës në drejtim të fshatit Podaresh – f.Smilanci do të rregullohet posa të krijohen kushtet e punës, pra pas tërheqjes së ujit.

Rajoni i Velesit

Vërehet rënie në nivelin e lumit Vardar në Veles, duke pasur parasysh që reshjet e shiut janë ndalur, dhe tendenca është që të vazhdohet të ulet niveli dhe të stabilizohet niveli i ujit. Keji i rregulluar i Lumit Vardar afër Malo Movçe, më saktësisht niveli i poshtëm i shëtitores është përmbytur, kjo ka ndodhur kur ka pasur një valë tronditëse, gjegjësisht kur ishte niveli më i lartë i ujit në lumit Vardar.

Rajoni i Kumanovës

Në territorin e komunës Rankovce në fshatin Vetunica ekzistojnë 2 ujëvara në dy vende në lumin Vetuniçka, ka marë një urë në një rrugë rajonale në fshatin Vetunica afër Markova Kuqa në lumin Vetunicka, Përfaqësuesit e komunës dhe NP Ekonomia e Ujit Kumanovë – fusha e Likovës - NP Kriva Palanka do të ndërmarrin aktivitete për riparim pas uljes së nivelit të ujit.

Në fshatin Ginovce, komuna e Rankovcës, ka rrjedhur një luginë e thatë dhe uji është derdhur në një rrugë lokale dhe në disa fusha afër, autoritetet nga VL Rankovce gjatë ditës ose në ditët në vijim do të marrin masa për të rregulluar situatën.

Në fshatin Psaça, komuna e Rankovcës në v.q. Stara Brashnara (Mulli i vjetër i miellit) nga Kriva Reka ka mbushur urën (e ndërtuar me shasi). Masat do të merren pas uljes së nivelit të ujit.

Në komunën e Kratovës, për shkak të reshjeve të shiut, uji nga ujësjellësi i qytetit është i turbulluar, kështu që për shkak të klorizimit, ka pasur ndërprerje në disa pjesë të qytetit.

Në fshatin Kuklica, për shkak të derdhjes së Kriva Rekës, është e vështirë të kalosh urën mbi lumë.

Trafiku në drejtimin rrugor drejt fshatit Krilatica - v. Rankovci nuk zhvillohet për shkak të dëmtimit të urës në Kriva Rekë.

QRMK - Ohër, transmeton informacionin nga NP "Vodovod" dhe NP "Standard" ku theksohet se uji në Strugë, Dibër dhe pjesë të Qendër Zhupës është akoma e turbulluar. Rekomandohet zierja para përdorimit.

 

Sipas informacionit të marrë nga Qendrat Rajonale për menaxhim me kriza, deri më tani situata me rrjedhat ujore është stabile, ka rritje të nivelit të ujit, por nuk ka derdhje.

Rajoni i Shkupit

Lumi Vardar afër fshatrave Zelenikovë, Oreshan dhe Taor derdhet në fusha.

Rajoni i Manastirit

Në komunën e Manastirit gjatë ditës së sotme ka një ulje të nivelit të lumit Dragor (rreth 40-45 cm) dhe për momentin nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku është riparuar argjinatura në stacionin e pompimit të NPK Ujësjellësi Manastir. Nga NPK Ujësjellësi ne jemi informuar se situata është në rregull për momentin, por stafi i shërbimit në stacionin e pompimit rregullisht kontrollon situatën.

Gjatë ditës së sotme, NP VOP Bitollsko Pole do të dërgojë një makinë ndërtimi (ekskavator) për të pastruar shtratin e lumit Velushka që ishte derdhur dhe kishte përmbytur fermën e pulave në fshatin Porodin. Puna nga sallat e fermës ka përfunduar dhe uji është shteruar plotësisht.

Rajoni i Strumicës

Në komunën e Radovishit kishte një rrjedhje të lumit Sirava në bashkimin e lumit Plavaja, ku është dëmtuar kalimi i rrugës me fshatin Podaresh dhe fshatin Smilanci janë të kalueshme vetëm për automjetet pët teren . Në këtë drejtim rrugor janë të mundshme rrëshqitje dhe rrëshqitjet e tokës për shkak të lagështisë së lartë. Kalimi i drejtimit rrugor kundër f. Podaresh - f. Smilanci do të rregullohet posa të krijohen kushtet e punës, pra pas tërheqjes së ujit.

Rajoni i Ohrit

Nivelet e lumenjve dhe rrjedhave ujore edhe në këtë zonë janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Furnizimi me energji elektrike dhe ujësjellësi zhvillohet rregullisht dhe pa ndonjë problem përveç në komunën e Dibrës dhe në një pjesë të Qendër Zhupës ku uji i pijshëm është akoma i turbulluar dhe prandaj rekomandohet të zihet para përdorimit.

Rajoni i Tetovës

Situata në rajonin e Tetovës po normalizohet. Niveli i ujit të lumenjve është në rënie dhe tani për tani nuk ka rrezik nga derdhje të reja nëse nuk ka reshje të reja të shiut. Që nga vërshimi i Vardarit, tre shtëpi në fshatin Raotince në komunën e Jegunovcës dhe një zonë më e madhe bujqësore u përmbytën, përveç trazimit të ujit në fusha.

Nga përmbytja janë përfshirë zonat bujqësore në fshatrat Raotince, Kopance, Siriqino dhe Tudence, dhe rruga nga fshati Siriqino në fshatin Tudence gjithashtu është përmbytur.

Nga NJVL Jegunovce janë marë masat për pastrimin e shtratit të lumit Bistrica,

Nga NJVL Bugovinë është bërë pastrimi i rrugëve lokale të vendosura përgjatë lumenjve në fshatrat Kamenan dhe Bugovinë. Pastrimi do të vazhdojë në pjesë të tjera të rrugëve ose fshatrave ku është e nevojshme në periudhën e ardhshme.

Nga NJVL Tetovë është bërë ndërhyrje për fshatrat Poroj, Falishe dhe Reçicë, ku përmbytjet ndodhën nga lumi Porojska, lumi Pena dhe kanali në Reçicë. Për këtë qëllim, NJVL e Tetovës ka krijuar shtabin për kriza që do të koordinojë situatën deri në normalizimin e plotë, dhe gjithashtu si problem është paraqitur edhe erozioni i tokës në kodrën Balltepe në pjesën e sipërme të qytetit ku ekziston rreziku për shtëpitë, dhe gjithashtu rreshqitje më të vogla të dheut ka në rrugën për në lokalitetin Banjicë. Është bërë ndërhyrje me mekanizëm në rrugën midis fshatrave të Sharit në Brodec dhe Veshalë.

Nga QSHP Tetovë raportojnë se uji i pijshëm po pastrohet dhe është në rregull për t’u përdorur. Nga NPL Vodovod Gostivar raportojnë se përdorimi i ujit nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Gostivarit dhe fshatrat përreth është i ndaluar.

Rajoni i Velesit

Gjatë ditës së djeshme, u mor informacioni se në shtyllat e urave në lumin Vardar afër fshatrave Pepelishte Vojshanci dhe Koreshnicë ka mbeturuna të degëve të drunjëve. Për këtë situatë është njoftuar Ekonomia e Ujit Tikvesh dhe komunat e Negotinës dhe Demir Kapisë për të marrë masa për të rregulluar gjendjen.

Rajoni i Shtipit

Rruga Vinicë, Kamenicë-Dellçevë është akoma plotësisht e ndërprerë dhe automjetet e udhëtarëve ridrejtohen përmes rrugës Vinicë Bigla-Dellçevë, ndërsa automjetet transportuese të mallrave përmes Vinicës-Berovës-Dellçevës.

Rajoni i Kumanovës

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, nivelet e ujit të lumenjve që derdhen në lumin Pçinja (Topollnicë, Bistricë dhe Algushnicë) janë rritur. Niveli i lumit Zhivusha është akoma i lartë dhe e njëjta po derdhet në Kriva Rekë në fshatrat Jaçincë dhe Dovezencë.

Nivelet e ujit të lumenjve dhe përroskave që derdhen në lumin Petroshnica në shtrirjen midis fshatrave Makresh, Vojnik dhe Strezovce (Gradshnicë dhe Petroshnicë) janë rritur, duke rritur kështu rrjedhën e prurjes në lumin Pçinja, i cili ka një rritje të nivelit të ujit në restorantin Vizijana.

U dëmtua gjithashtu ura ekzistuese me tuba F - 1000, e cila në lumin Pçinja nga Shupli Kamen në drejtim të fshatit Kleçovcë përgjatë rrjedhës pranë v.q. Vizijana.

Shtrati i lumit Pçinja në pjesën e qendrës përkujtimore ASNOM, ngadalë zvogëlohet dhe kthehet në gjendjen e mëparshme normale.

Në komunën e Rankovcës afër fshatit Vetunica ka 2 ujëvara dhe në lumin Vetuniçka është prishur ura në një rrugë rajonale në fshatin Vetunica afër lokalitetit Markova Kuqa Përfaqësuesit e komunës do të inspektojnë gjatë ditës. Në fshatin Ginovce, ka rrjedhë uji nga një luginë e thatë që është derdhur në një rrugë lokale dhe në disa fusha afër. Autoritetet nga komuna e Rankovcës do të marrin masa për të rregulluar situatën. Në fshatin Psaça, komuna e Rankovcës në v.q. Stara Brashnara uji nga Kriva Reka ka mbushur urën (e ndërtuar me shasi) do të merren masa, pas uljes së nivelit të ujit.

Në komunën e Kratovës, afër fshatit Tërnovac, ku lumi Kratovska derdhet në Kriva Reka, është marrë një argjinaturë dhe rruga është groposur.

Është derdhur Kriva Reka afër fshatit Kuklica dhe një pjesë e rrugës është përmbytur.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuan turbullira të ujit në sistemin e furnizimit me ujë të qytetit, gjatë së cilës Ndërmarja e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit bën klorizimin.

Rajoni i Manastirit

Ka një rënie të lehtë të nivelit të lumit Dragor (rreth 20-30 cm) dhe për momentin nuk ekziston rreziku i derdhjes së lumit në vendin ku është riparuar argjinatura në stacionin e pompimit të NPK "Ujësjellësi" Manastir. NPK "Ujësjellësi" Manastir raportjnë se për momentin situata është në rregull, por ekipet do të qëndrojnë në teren dhe do të monitorojnë situatën.

Gjatë ditës së sotme, NP VOP Bitollsko Pole do të dërgojë një makinë ndërtimi për të pastruar shtratin e lumit Velushka Reka e cila ishte derdhur dhe kishte prekur fermën e pulave në fshatin Porodin. Të tre pompat nga DMSH Manastir janë ende duke punuar në kullimin e ujit nga sallat e fermës dhe procedura është duke përfunduar.

Në komunën e Krushevës, për shkak të reshjeve të shiut ditët e kaluara, janë turbulluar burimet dhe rekomandohet që uji i pijshëm të zihet.

Rajoni i Strumicës

Në rajonin e komunës Radovish në rrugën rajonale Radovish - Oraovica - Podaresh mbeturinat janë hequr, me përjashtim të lumit Sirava në grykën e lumit Plavaja, ku është dëmtuar kalimi i rrugës midis fshatrave Podaresh dhe Smilanci i cili do të rregullohet menjëherë pasi të krijohen kushtet për punë, gjegjësisht pas tërheqjes së ujit. Rruga është e kalueshme vetëm për automjetet për teren dhe në këtë rrugë janë të mundshme rrëshqitje dhe rrëshqitjet e tokës si rezultat i lagështisë së lartë të vendit.

Rajoni i Ohrit

Në komunën e Kërçovës, si pasojë e reshjeve të shiut, ka një derdhje të lumit Treska në fushat përgjatë lumit dhe liqenizimit.

Rajoni i Tetovës

Situata në rajonin Veriperëndimor ngadalë po stabilizohet. Nivelet e lumenjve dhe rrjedhave të ujit janë në rënie. Uji tërhiqet nga vendet ku kishte derdhje. Rrugët ku ka pasur rrëshqitje të dherave po pastrohen.

Rajoni i Kumanovës

Në komunën e Rankovcës afër fshatit Vetunica ka 2 ujëmbledhës dhe në lumin Vetuniçka është prishur ura në rrugën rajonale në fshatin Vetunica afër v.q. Markova Kuka. Përfaqësuesit e komunës, NP Ekonomia e Ujit Kumanovë Lipkovsko Pole dhe NJR Kriva Pallanka do të ndërmarrin aktivitete për të riparuar dëmet pas uljes së nivelit të ujit.

Në fshatin Ginovce, ka rrjedha të ujit nga një luginë e thatë, e cila është derdhur në një rrugë lokale dhe në disa fusha aty pranë. Autoritetet nga LS Rankovce në ditët në vijim do të marrin masa për të riparuar dëmin.

Në fshatin Psaça, afër lokalitetit Stara brashnara, Kriva Reka, një urë është përmbytur. Ndërmarrja Publike Ekonomia e Ujërave informojnë se do të merren masa, pas uljes së nivelit të ujit.

Në komunën e Kratovës, për shkak të reshjeve të shiut, nga ujësjellësi i qytetit është i turbulluar, kështu që për shkak të klorimit, kishte ndërprerje në disa pjesë të qytetit.

Në fshatin Kuklica, për shkak të derdhjes së Kriva Rekës, është e vështirë të kalosh urën mbi lumë. Trafiku në drejtimi rrugor f.Krilatica - f. Rankovci nuk zhvillohet për shkak të dëmtimit të urës në Kriva Rekë.